Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

 

Parku kombëtar, “Lugina e Valbonës”, në këtë sezon turistik po shënon një numër të lartë turistësh, të cilët kanë ardhur prevecse nga qytete të ndryshme të vendit, edhe nga shtete të largëta, duke treguar një interes të madh për të vizituar këtë perlë të turizmit malor. Pronarët e hoteleve që akomodojnë turistët, thonë se këtë vit është shtuar ndjeshëm numri i të huajve.

Sipas tyre,e ngjarja në Dukagjn, ku mbetën të vraë dy të rinj cekë, ka ndikuar në praninë e turistëve të huaj,  pasi është vërejtur një devijim i udhëtimeve turistike drejt Valbonës, duke ndryshuar destinacionin fillestar, atë të Thethit.

Turistët thonë se peizazhet e mrekullueshme të kësaj zone si dhe mundësitë që ofrohen, e bëjnë këtë pikë turistike shumë të lakmueshme.

Peisazhet e mrekullueshme të zonës se Vlabonës me kanë lënë pa fjalë, nuk e prisja një perlë të tillë. Mundësitë që na ofrohen ketu e bëjnë këtë pikë turistike shumë të lakmueshme. Sa i takon cmimeve, nuk janë të shtrenjta, as në hotel ku serviren, as nëpër minimarkete të zonës, ku na i shesin banorët.

Duke qenë se Lugina e Valbonës është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit malor në vend, drejtues të bashkisë së re të Tropojës thonë se do i kushtohet një vëmëndje maksimale turizmit malor, duke përfshirë në projektet e ardhshme të gjitha zonat, pasi cdo zonë e Tropojës ka vlera të vecanta turistike.

Lugina e Valbonës, kjo perlë e turizmit malor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik të vitit 2013 priti më shumë se 25 mijë turistë, ndërkohë që në sezonin e vitit të shkuar u vizitua nga rreth 35 mijë vizitorë. Gjatë këtij sezoni, ky numër pritet të jetë më i lartë, cka do të thotë se vit pas viti kjo pikë turistike rrit numrin e vizitorëve. Ndërtimi i rrugës që e lidh këtë zonë, me Bajram Currin, I ka dhënë një impuls të madh zhvillimit të turizmit ndërkohë që banorët e Luginës së Valbonës, kanë rritur kapacitetet e tyre, për akomodimin e sa më shumë turistëve. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në rrethin e Tropojës, 25 deri 30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Ky park shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh dhe konsiderohet mrekullia e Alpeve shqiptare.

SHKARKO APP