“Valdet Gashi u ekzekutua, pasi krijoi dyshime ndaj ISIS”

Ish-kampioni botëror i Tai-boksit, Valdet Gashi është ekzekutuar nga ISIS-i.

Lajmi konfirmohet edhe nga e përditshmja gjermane “Die Welt”, mirëpo rrethanat e vrasjes së shqiptarit që kishte shkuar në Siri për të luftuar për xhihadin, mbeten ende të paqarta.

Gazeta gjermane shkruan se Gashi kishte filluar të dyshonte për qëllimet e Shtetit Islamik, madje kishte dilema ndaj politikanit Tobias Huch nga landi Rheinland-Pfalz. Ai e kishte kontaktuar këtë të fundit përmes “Facebook”-ut dhe kjo gjë u kishte rënë në sy militantëve. Gazeta ka mësuar se Gashi kishte planifikuar të blinte lirinë e skllevërve të ISIS-it dhe për këtë i kishte kërkuar para Huch.

SHKARKO APP