Valdo Dibra takim me Anila Hyka në Paris, për procesin e implementimit të votës së Diasporës
Koordinator i qarkut Shkodër për diasporën, Valdo Dibra, përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se: “Në kuadër të turit 3 ditor në Paris dhe përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet mes komunitetit të diasporës shqiptare dhe institucioneve vendase, zhvillova një takim me znj. Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, përfaqësues e diasporës ne Francë, e njohur për punën e saj me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Valdo Dibra bën me dije gjithashtu se, gjatë diskutimeve, u evidentua roli i saj frymëzues për bashkëpunimin mes diasporës e autoriteteve lokale, ku fokus kryesor kishte ndjenja e përfaqësimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe lidhja e tyre me Shqipërinë.
Gjatë takimit u diskutua ecuria e procesit te implementimit te votës se Diasporës, si dhe rëndësia e punës për informimin e diasporës lidhur me këtë proces.
Takimi ishte një mundësi për të ndarë përvojat dhe për të krijuar një plan për përfshirjen më të mirë të kapitalit intelektual të diasporës në jetën politiko-ekonomike dhe social-kulturore të Shqipërisë dhe konkretisht me programe konkrete për qarkun e Shkodrës.
Ky takim është një hap i rëndësishëm i konsiderimit që veprimtarë partiakë socialistë të Shkodrës po i bëjnë votës së diasporës, e cila tenton t’i përfshijë në dinamizmin e jetës politike të larguarit për të punuar dhe jetuar jashtë vendit. Vota dhe vullneti i tyre janë një tregues i punës dhe përpjekjeve të bëra dhe i vijimit të përmbushjes dhe përmbylljes së projektev3e që qeverisja qëndrorwe dhe ajo vendore kanë ndërmarrë, për ta kthyer Shkodrën në identitetin e vet të madhërishëm, dhe shkodranëve për t’u ofruar mundësi dhe kapacitete zhvillimi ekonomik.
Albert Vataj