Valë gjobash për rripin e sigurimit
Gati rreth 500 qytetarë janë gjobitur nga policia për mosvendosje të rripit të sigurimit. Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë fundjavës janë gjobitur plot 492 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Ndërkohë, gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative, ndërsa janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me leje drejtimi.
Ndërkohë, policia ka vendosur 690 masa administrative për shpejtësi.
Policia sqaron se janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme.
Ndër masat e tjera, janë edhe ato për kaskat mbrojtëse, ku janë vendosur 63 masa, ndërsa 123 masa janë vendosur për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit..
“Edhe në ditët në vijim do vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, sqaron policia.
KOHA JONË SONDAZH

