Valë tjetër infektimesh nga Covid-19? Mjeko: Jo, vera dhe vjeshta do të jenë të qeta

Në vend prej katësh ditësh nuk ka humbje jete nga Covid-19, dhe ky është një lajm i mirë pas më shumë se një viti pandemi. Tjetër lajm të mirë jep edhe mjeku pneumolog Arian Mezini, i cili thotë se vendi ynë nuk pritet të ketë valë tjetër të shpërthimit të infeksionit nga Covid-19.

“Ne kemi dy faktorë tani që do të ndikojnë që verën do ta kemi të qetë, por unë besoj edhe një vjeshtë të qetë që janë pjesa e popullatës që janë infektuar në mënyrë natyrale nga Covid dhe pjesa e popullatës që po vazhdon vaksinimin me ritme të kënaqshme. Në qoftë se vaksinimi do të vazhdojë, problemet i shoh shumë të pakta, por megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm me rregullat e reja që ju i dini, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe mënjanimi i grumbullimeve të panevojshme’’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?