Valët e të nxehtit afrikan godasin Shqipërinë, deri në 43°C në Elbasan dhe Berat, kurse Malesi e Madhe 44 gradë!
Shqipëria ndodhet sërish në ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, të cilat kanë sjellë moti të kthjellët dhe temperatura përvëluese në të gjithë territorin. Parashikimet për ditët në vijim tregojnë për rritje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.
Zonat më të nxehta: Elbasani dhe Berati
Sipas të dhënave meteorologjike, kulmi i të nxehtit pritet në zonën që shtrihet nga Elbasani deri në Berat, ku termometri do të shënojë deri në 43°C. Në Malesi të Madhe mund të arrijë në 44 gradë.
Mbrëmje më të lehta, por me vranësira kalimtare
Pavarësisht të nxehtit përvëlues gjatë ditës, mbrëmjet do të shoqërohen me vranësira të lehta dhe kalimtare, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Megjithatë, nuk parashikohet reshje.
Era dhe dallgët në bregdet
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim veriperëndimor, duke arritur një shpejtësi deri në 38 km/h. Përgjatë bregdetit, dallgëzimi në det do të jetë i ulët, çka krijon kushte të favorshme për aktivitetet detare dhe turistike.
Këshilla për qytetarët:
Shmangni ekspozimin në diell në oraret e pikut (11:00–17:00)
Konsumoni shumë ujë dhe qëndroni në ambiente të freskëta
Kujdes i shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike
KOHA JONË SONDAZH

