Vangjel Tavo: 30 vite më vonë, eksodi i shqiptarëve vijon, stop shpopullimit
Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, në një postim në rrjetin social Faceook shkruan se 30 vite më vonë eksodi i shqiptarëve vijon. Duke publikuar të dhënat e EUROSTAD që nga viti 2014 në vitin 2019, 173.785 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE!
Postimi i plotë i ish-deputetit Vangjel Tavo:
30 vite më vonë, eksodi i shqiptarëve vijon.
EUROSTAT raporton se nga viti 2014 në vitin 2019, 173.785 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE!
Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë 20.500, një shifër dy herë më e lartë se numri i azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit.
STOP shpopullimit!
Largimi i shpopulluesve dhe rikthimi i shpresës, punësimit, mirëqenies dhe integrimit të vendit në BE është misioni i të gjithë shqiptarëve.