Vangjel Tavo do të betohet si kreu i Bashkisë Himarë

Vangjel Tavo do të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës dhe pritet që sot të marrë zyrtarisht detyrën.

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, që u zhvilluan më 4 gusht, përballë rivalit Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

SHKARKO APP