Vangjel Tavo: Merrni shembull nga Kosova. Shtoni stafin mjekësor dhe jepni paga shtesë për përballimin e pandemisë

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Në një postim në Facebook, Tavo shprehet se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova, të shtohet stafi mjekësor dhe të jepen paga shtesë për përballimin e pandmisë.

Në vijim postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Merrni shembull nga Kosova: Shtoni stafin mjekësor dhe jepni paga shtesë për përballimin me pandeminë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spitalet e vendit janë shndërruar vatra të Covid 19. Të gjitha kanë mungesë stafi mjekësor dhe infermieror. Një pjesë e madhe e bluzave të bardha janë në karantinë ndërsa të tjerët përballen me pandeminë pa pajisje mbrojtëse dhe me paga të ulta, pa paga shtesë.

Ndiqni shembullin e Kosovës:

Në Kosovë mjekët marrin paga mbi 2-3 herë më të larta se në Shqipëri, për të njëjtin rol në sistemin e shëndetësisë.

Përveç këtij fakti qeveria e Kosovës ka alokuar pagesa shtesë për të gjithë stafin shëndetësor që po ballafaqohen me pandeminë.

Paga shtesë është:
Mjekët – 250 euro në muaj pagë shtesë.
Infermierët – 150 euro në muaj pagë shtesë.
Stafi mbështetës – 100 euro në muaj pagë shtesë.

Mjaft me retorika boshe. Mbroni dhe vlerësoni heronjtë tanë.

VT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?