Vangjel Tavo: Mos i zhvasni bluzat e bardha, heronjtë e heshtur të këtij vendi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka kërkuar nga institucionet rishikimin e kontratave të QSUT. Duke publikuar pamje nga denoncimi i mjekëve për situatën para QSUT, Tavo shprehet se mjekët duhen mbështetur.

“Ja si trajtohen bluzat e bardha! TURP – TURP – TURP Të shikohen urgjentisht termat e kontratës konçesionare të parkimit në QSUT. Mos i zhvasni bluzat e bardha, heronjtë e heshtur të këtij vendi. Jo vetëm pagat që nuk ua rrisni, jo vetëm i detyroni të largohen, jo vetëm i detyroni të punojnë në kushte të vështira dhe pa pajisje e mjete mbrojtëse, por edhe i gjobisni dhe i zhvasni. Mbështetje dhe respekt për doktoreshë Monika Fida dhe për të gjithë mjekët dhe infermieret në QSUT e kudo që ata shërbejnë. Sekti i rilindjes ju quan dhe ju trajton si bluza të zeza por i gjithë vendi ju është mirënjohës sepse ju bluzat e bardha jeni heronjtë e vërtetë”,- shprehet Vangjel Tavo.

https://www.facebook.com/888792074574284/posts/3308730912580376/

SHKARKO APP