Vangjeli-Bardhit: L*fta në PD nuk u çon asgjëkundi, Basha politikani më ekstr*mist

Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se lufta që po bën Gazment Bardhi dhe Rithemelimi për Komisionet Hetimore, duke mos kursyer as llojin e vetë, nuk do ta çojë PD asgjëkundi. Për të Gazment Bardhi është një bariton që kthehet në një soprano para zonjës Flutura Açka, ndërkohë që Lulzim Basha për të është një ndër personat më ekstremist brenda partisë.

Vangjeli: Zoti Bardhi është një bariton që kthehet në një soprano para zonjës Açka. Është një luftë që nuk u çon asgjëkundi. Politikani më radikal në Shqipëri është Basha. Edhe sot brenda PD-së e konsiderojnë si lepurushi ndërkohë që ai është më radikali sepse dogji mandatet. Kjo rrugë që po ndiqni nuk ju çon asgjëkund.

Duma: Sepse askush nga opinion publik nuk të mbështet nëse e sheh që mendimi…

Vangjeli: Qeverisja dhe mazhoranca del shumë keq përsakohë refuzon komisionet parlamentare apo të mbajë peng Alibeajn, ish-kolegun tënd…

Bardhi: Kolegun.

Vangjeli: Po mirë si të duash. Ndërkohë këta bëhen armiq me SPAK-un që për hirtë së vërtetës ka kredo politike në vend, kjo i nxjerr ata keq.

SHKARKO APP