Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

Tërheqja e përkohshme nga miratimi me procedurë të përshpejtuar i draftit të ri të Kodit Penal është cilësuar si një lajm i mirë dhe një moment reflektimi nga analisti Lorenc Vangjeli.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli argumentoi se nxitimi për të kaluar një kod kaq voluminoz dhe të ngarkuar mund të kishte pasoja të rënda për qytetarët, duke e kthyer ligjin nga një instrument drejtësie në një “kurth”.

Sipas analistit, drafti i propozuar vuante nga një mbingarkesë nenesh, gjë që sipas tij rrezikonte ta delegjitimonte atë që në nisje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi shpëtuar nga diçka që mund të ishte shumë herë më e rëndë. Kodi nuk mund të jetë kaq i ngarkuar. Ai duhet të jetë i qartë, gjithëpërfshirës dhe lehtësisht i kuptueshëm,” u shpreh Vangjeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ngriti shqetësimin se nëse vetë profesionistët e ligjit e kanë të vështirë ta zbërthejnë, për qytetarin e thjeshtë zbatimi i tij bëhet i pamundur.

“Kodi nuk është kurthi që një shumicë parlamentare e caktuar mund ta ndryshojë, por duhet të jetë një instrument që qytetari ta kuptojë qartë dhe bjerë në të me dashje,” shtoi ai.

Parkimi i dyfishtë, burg apo heqje patente?

Duke u ndalur te ashpërsimi i masave, Vangjeli mori si shembull konkret propozimet për dënimin me burg për shkelje të caktuara rrugore, si parkimi i dyfishtë. Ai e cilësoi këtë qasje si të papajtueshme me standardet evropiane.

“Shikoni çfarë zgjidhjeje jep ligjvënësi ynë: ndëshkimin. Po në Europë çfarë bëjnë? A fusin në burg? Jo,” – tha Vangjeli.

Sipas tij, logjika perëndimore bazohet te parandalimi administrativ dhe jo te privimi i lirisë.

“Në Evropë shoferit i heqin patentën, i heqin mundësinë për të bërë këtë shkelje, por jo burg,” përfundoi analisti, duke kërkuar që Kodi i ri t’u japë prokurorëve standarde të pavarura dhe jo hapësira për abuzime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?