Vangjeli: Meta i zgjedhuri i Berishës për kryeministër, prova në zgjedhjet e vitit 2025

Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se rrjedha logjike e ngjarjeve kushtëzojnë si të vetmin kandidat të opozitës për kryeministër nesër Ilir Metën. Ai tha se Meta është i zgjedhuri i Berishës. Për të provat e Ilir Metës janë zgjedhjet e 2025 dhe jo 14 Maji të cilat i sheh vetëm një stacion për veten dhe PL.

”Pyetja është cili do të ishte kandidati i mundshëm i opozitës për kryeministër nesër? Le ta zëmë se fitoj Belind Këlliçi, Alibeaj kryeministër nesër, jo, Berisha këtë dhe vetë ai e di që s’do ishte kryeministër, Lulzim Basha jo e jo, prandaj rrjedha logjike e ngjarjeve kushtëzojnë si të vetmin kandidat të opozitës për kryeministër nesër Ilir Metën. Edhe nëse e pyesim ai do e mohonte, dhe i vetmi njeri që mund të jetë brenda opozitës si kandidat i nesërm për opozitën është Ilir Meta pavarësisht se nuk e thotë kush dhe po ti pyesësh e mohojnë, por është dhe i zgjedhuri i Berishës. Deri dje zgjodhi dhe gaboi siç thotë vetë të Bashës, sot me të gjitha gjasat Berisha ka projektuar Metën”,-tha për ”MCN TV”.

Në vijim ai theksoi se zgjedhjet lokale për Metën janë vetëm një stacion dhe nuk janë zgjedhjet e tij dhe Partisë së Lirisë, këto zgjedhje i duhen vetëm për të krijuar bërthamën.

SHKARKO APP