Lorenc Vangjeli: Priten ndryshime në qeveri!
Analisti Lorenc Vangjeli, thotë në Tiranë pritet një verë e nxehtë në arenën politike. Arrestime por edhe se mund të ketë ndryshime në qeveri.
”Para se të qetësohet deti mund të ketë dallgë, para pushimeve! Besoj se është e nevojshme një gjë e tillë. Nëse gjithkush do të jepte një te drejtë se kjo është një drejtë ekskluzive, kam përshtypjen se këshilla më e mirë ka të bëjë me rishpikjen e tij në raport me qeverisjen. Pra Rama po përgatitet të bëjë ndryshime në Qeveri.
Informacionet e kryeministrit mund të jenë të tilla se mund të veprojë para se drejtësia të veprojë. Mund të ketë ministra që janë nën hetim, ndaj është një akt distancimi politik nga kryeministri. Nëse Rama e bën një gjë të tillë do të ishte i mirëpritur në këtë detyrë. Këtë javë ka edhe lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, lirim që bëri bujë për disa arsye.
Nisur nga informacionet nga volumi i dosjeve që janë duke u përpunuar në mënyrë logjike nga SPAK të krijohet ideja se do të ketë një stinë të nxehtë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një shtet i së drejtës. Ndaj drejtësia e sotme po lufton edhe me traditën. Ajo çfarë është e dukshme është se në Tiranë ka frikë nga arrestimet”,-tha Vangjeli për ”Report Tv”. Përveç arrestimeve nga mazhoranca, priten arrestime nga Opozita.