Vangjeli: Shqipëria duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe BE-së
Analisti Lorenc Vangjeli foli për zhvillimet politike në vend dhe sfidat që, sipas tij, po e vendosin Shqipërinë përballë krizave të shumëfishta. Vangjeli tha se ndryshimet gjeopolitike mund ta çojnë Shqipërinë herët a vonë përballë një dileme strategjike mes zgjedhjes së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
”Shumë kush nga njerëzit që kanë qeverisur këtë vend me shumë qejf do ta kishin shndërruar një gjë të tillë me një monedhë këmbimi për hir dhe për hatër të pushtetit të përkohshëm. Nëse deri dje kjo dukej e paimagjinueshme, ndryshimet në gjeopolitik mund ta sjellin Shqipërinë herët a vonë ndoshta dhe para zgjidhjes së një dileme strategjike, ndërmjet zgjedhjes së SHBA dhe BE dhe në këto ujëra të turbullta, zakonisht dinak të cilët qarkullojnë me shumicë në vendin tonë e kanë shumë më të lehtë të notojnë se sa në ujë të pastër”, u shpreh Vangjeli.
Për të vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, e cila nuk lidhet vetëm me raportin e forcave mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, por me një shumicë gjithnjë e më të madhe qytetarësh që nuk ndihen të përfaqësuar politikisht.
”Është e qartë që Shqipëria ka një krizë politike, qoftë për shkak të raportit të forcave pavarësisht se kemi kufij të qartë në parlament midis mazhorancës dhe opozitës është një element tjetër i cili është i pa përfaqësuar në kuvend që ka filluar të bëhet një shumicë dëshpëruese në Shqipëri dhe janë shqiptarët e pa përfaqësuar, ata të cilët refuzojnë qoftë njërën palë qoftë që palën tjetër dhe kjo është thelbi i krizës politike. Jemi dhe në një krizë institucionale dhe për zgjidhjen e kësaj është trokitur në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

