Vangjush Dako në fushatë, reagon kandidati i PD në Durrës

Pas shfaqjes së Vangjush Dakos në takimet elektorale të kandidates së PS-së për Durrësin Emirjana Sako, ka reaguar rivali i PD-së në garë Luan Hoti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD Hoti thekson: “Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!”.

Edhe pse është “non grata” nga SHBA, Vangjush Dako është përfshirë në fushatën e socialistëve, duke zhvilluar takime në njësinë administrative nr. 6.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?