Vangjush Dako tregon sa student i dobët ka qenë: Isha i 5-ve, por

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë një takimi me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka pranuar publikisht se ishte studentë me 5-ta.

“Nuk kam qenë me 10-ta, kam qenë student me 5. Kur jam bërë kryetar bashkie, kam qenë biznesmen i suksesshëm”, tha ai.

Po në këtë takim, ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili u prit me protesta nga studentët për shkak të ndotjes.

Debati mes minsitrit Lleshaj dhe protestuesve:

Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di

Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: duhet të komunikojmë
Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp
Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?