Vapa e ethshme e socialistëve, freskim i ministrave dhe ”gara” për kreun e grupit

Edi Rama ka shtuar “oreksin politik” të deputetëve për të marrë marrë drejtimin e grupit socialist, kjo pasi Taulant Balla u bë ministër i Brendshëm. Pretendentët do duhet të kalojnë këto ditë të nxehta vere me dyshimin se mos dikush tjetër do jetë i përzgjedhuri për të zëvendësuar Ballën.

Nënkryetari i grupit socialist Toni Gogu, Arben Pëllumbi, Ministrja e Shtetit për Parlamentit Elisa Spiropali, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, janë emrat më të përfolur brenda rrethit të socialistëve.

Sipas ”A2cnn”, po ashtu përflitet për lëvizje edhe në disa poste ministrore, sidomos pas goditjeve në imazh me çështjen Ahmetaj, apo hetimit për korrupsion të Brukselit për fondet e bujqësisë. Me mandatin e Olta Xhaçkës që pritet të shkojë para Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në krye të diplomacisë shqiptare konsiderohen gjithashtu të nevojshme, por në PS nënvizojnë se nuk mbajnë me kaq.

SHKARKO APP