Vapa e vazhdueshme çon Hungarinë të përballet me një krizë energjetike të paprecedent

Rënia e nivelit të lumit Danub do të çojë me shumë gjasa në mbylljen e plotë të centralit bërthamor të Paksit për herë të parë në 44 vjetFotografi: Daniel Alfoldi/ZUMA/picture alliance

Për shkak të vapës së vazhdueshme Hungaria do të ndërpresë punën e centralit bërthamor të Paksit, i cili prodhon thuajse gjysmën e energjisë elektrike të vendit.

Sipas fjalëve të kryeministrit Peter Magyar, popullsia e Hungarisë po përballet me një “krizë energjetike të paprecedentë”. Ai tha se kjo situatë mund të kapërcehet me sukses vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithëve. Ai paralajmëroi se centrali bërthamor i Paksit nuk do të prodhojë më fare energji elektrike, pasi niveli i Danubit, uji i të cilit përdoret për ftohjen e centralit bërthamor, ra në një minimum rekord,

“Përpara nesh kemi ditë të nxehta me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Rrjeti ynë elektrik, shërbimet publike dhe natyrisht dhe ne vetë do të përballemi me një ngarkesë të jashtëzakonshme”, shpjegoi Magyar. “U bëj thirrje të gjithëve që, duke filluar nga e hëna, të kujdesen edhe më shumë për njëri-tjetrin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe personat që jetojnë vetëm.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kryeministrit Magyar në Hungari po ndodh diçka që shumë njerëz nuk mund ta imagjinonin dhe të cilën edhe operatorët e centralit e konsideronin deri para pak vitesh të pamundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për shkak të nivelit rekord dhe të paprecedentë të ulët të ujit në Danub, prodhimi i energjisë elektrike në Paks do të ndërpritet përkohësisht plotësisht”, deklaroi ai.

Gjysma e energjisë elektrike të Hungarisë
Centrali bërthamor i Paksit, me katër blloqet e tij të reaktorëve, ndodhet rreth 100 kilometra në jug të Budapestit dhe siguron pothuajse gjysmën e furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

Niveli i Danubit pranë Paksit ka rënë në minus 133 centimetra dhe kjo do të çojë me shumë gjasa në mbylljen e plotë të centralit bërthamor të Paksit për herë të parë në 44 vjet”, tha kryeministri hungarez.

Niveli i lumit Danub pranë centralit atomik Paks ka rënë në minus 133 centimetraFotografi: Daniel Kiss/MTI/AP Photo/picture alliance

Thirrje për kursimin e energjisë elektrike
Kryeministri Magyar u kishte bërë edhe ditët e kaluara thirrje kompanive të mëdha, administratës publike dhe familjeve që të reduktonin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të mbrëmjes.

Nëse ndërmarrjet industriale nuk do ta respektojnë këtë kërkesë, atyre mund t’u shkëputet përkohësisht lidhja me rrjetin elektrik. Edhe qendrat tregtare duhet të ulin përdorimin e sistemeve të ajrit të kondicionuar, ndërsa qytetet, komunat dhe kishat duhet të fikin ndriçimin dekorativ gjatë ditëve në vijim.

dpa, AFP, Reuters

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?