Varësia nga rrjetet sociale, sociologët: Po rrit vetminë dhe vetë*rasjet

Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet një emergjencë. Për ekspertët, jeta virtuale po çon edhe në rritje të fenomneve negative, në disa raste duke vënë në rrezik dhe jetën.

“Nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, të ndjerit keq kur nuk jemi pranë këtyre rrjeteve. Koha më e gjatë që kalojmë me njerëzit që janë në platforma sesa me njerëzit që ndajmë të përditshmen tonë. Ka njerëz që me lehtësinë më të madhe e kërcënojnë shëndetin emocional dhe psikologjik të tyre. Ka njerëz që për shkak të brishtësisë, i përjetojnë me shumë intensitet sesa kanë disa mesazhe që vijnë nga bota virtuale dhe shkojnë deri në dëshpërim të plotë dhe pse jo deri në vetëflijim”, tha Sociologia Entela Binjaku për ”Euronews”.

Këto platforma janë kthyer në një rrezik edhe për fëmijët dhe adoleshnetët. Përdorimi i këtyre rrjeteve nga fëmijët dhe adoleshentët ka demonstruar disa fenomene si: vetëvrasjet, varësia nga lojërat, varësia nga lojërat e bixhozit, bullizmi, izolimi, pedofilia, depresioni deri edhe konvulsionet.

SHKARKO APP