Varfëri ekstreme, apeli i familjes Dërmyshi: Na shpëtoni djalin

Varfëria dhe sëmundja kanë kapluar familjen Dërmyshi, ndërsa nga dita në ditë rrezikon dhe shembjen. Ne këtë shtëpi të rrënuar në fshatin Bregas të Gramshit jeton familja Dërmyshi prej 3 anëtarësh.

Varfëri ekstreme, apeli i familjes Dërmyshi: Na shpëtoni djalin

Edhe pse vuajnë varfërinë, drama me madhe në këtë familje është sëmundja e djalit 6-vjeçar. Enea ka dëshirë të luajë, të mësojë në shkollë si shokët e tij, por sëmundja që i ka prekur mëlçinë ia bën të pamundur këtë. Për 5 vite me radhe prindërit e tij enden në dyert e spitaleve për të parë një shenjë shërimi për djalin e tyre. Majlinda, nëna e 6-vjeçarit tregon me lot në sy vuajtjet që përjeton çdo ditë.

Të detyruar nga varfëria e tejskajshme, ku jetojnë vetëm me 9 mijë lekë në muaj prindërit kanë nxjerrë në shitje edhe shtëpinë. Babai i djalit thotë se është i mbytur në borxhe, madje edhe një thes miell me zor mund ta sigurojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Enea 6 vjeç, duhet të udhëtojë drejt spitalit në Tiranë 2 ose 3 herë në muaj për të marrë qetësues. Prindërit e papunë thonë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e rrugës. Sipas mjekëve një transplant i mëlçisë mund të jetë shërimi për Enean. Babai dhe nëna bëjnë apel që dikush t’i ndihmojë me sa të mundet, që djali i tyre të jetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?