Vargu: Karantina duhet të jetë e detyrueshme, në Itali ka edhe masa penale
Për mjekun Petrit Vargu ka shumë raste zero me koronavirus në vendin tonë dhe sipas tij, do të ketë për përhapje në progresion gjeometrik.
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë dhe karantinizimi duhet të jetë i detyrueshëm.
Vargu: Këtu ka shumë raste zero, dhe sa të tjerë do të ketë që do të përhapje në progresion gjeometrik. Ne e njohim mirë veten tonë. E dimë se sa mund të bëjmë vetëkarantinë. Ne bëjmë karantinë vetëm nëse sëmuremi vetë, jo se sëmurin të tjerët. Shteti duhet të ndërhyjë më karantinat ku ta ketë, për mendimin tim duhet të ketë afër aeroportin dhe këto karantina duhet të jenë të detyrueshme. Zotërinj pararendësit folën se do të vënë gjoba, i ka propozuar edhe ISHP, por harrojnë se në Itali ka edhe masa penale. Këta janë të përgatitur, për tre javë bënë 60 tampone, ndërsa për 24 orë bënë 45 tampone, këto duheshin bërë 3 javë më parë.