Varianti i ri i Covid-19 në Shqipëri? Mjeku Andi Koraqi: Nuk kemi kapacitete ta zbulojmë

Mjeku mikrobiolog Andi Koraqi, hedh poshtë zërat për zbulimin e një varianti të ri të Covid-19 në vendin tonë. Sipas tij, ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të bërë sekuencimin e materialit gjenetik të virusit.

”Në dijeninë time është e vështirë të themi që kemi një lloj të ri të koronavirusit. Kapacitet nuk janë të mjaftueshme për të kapur mutacionet që pëson koronavirusi. Që të kapim një mutacion apo variant të ri duhet të bëjmë sekuencimin e materialit gjenetik të koronavirusit. Për momentin nuk nuk e bëjmë këtë lloj analize dhe është e pamundur ta kapim nëse kemi një lloj të ri koronavirusi. Sekuencimi është një analizë tejet e shtrenjtë dhe e vështirë”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP