Varianti i ri i Omicron: BA.2 më ngjitës, po përhapet “si rrufe” në Evropë

Një nënlloj i ri i variantit të koronavirusit Omicron po përhapet me një shpejtësi të rrufeshme në Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Indi e shumë vende të tjera të botës.

Ndikimi i saktë i mutacioneve të genomit është ende i paqartë.

Ajo çfarë dihet tashmë nga varianti i parë i Omicron BA.1, është se ai është shumë më infektues sesa shtamet e mëparshme të koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga nëntipi i ri, BA.2 janë infektuar të paktën 400 persona gjatë 10 ditëve të para të janarit në Britani, dhe tashmë është zbuluar në më shumë se 40 vende të globit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria PANGO e koronaviruseve, e cila përditësohet rregullisht nga shkencëtarë të universiteteve te Oksfordit, Edinburgut dhe Kembrixhit, rendit Danimarkën si zonën më të prekur, me 79% të rasteve të zbuluara deri më tani.

Pas saj vijnë me radhë Mbretëria e Bashkuar, India, Suedia e Singapori. Rreziku i paraqitur nga omicron BA.2 mbetet ende i panjohur për shkëncetarët. Përhapja e shpejtë e nëntipit të ri sugjeron se mund të jetë edhe më ngjitës se varianti origjinal i Omicron.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) e ka klasifikuar BA.2 si një “variant nën mbikëqyrje”.

Është natyra e viruseve të evoluojnë dhe të ndryshojnë, kështu që duhet të pritet që ne do të vazhdojmë të shohim variante të reja të dalin derisa pandemia vazhdon,” tha Meera Chand, drejtore e incidenteve në UKHSA.

Vëzhgimi ynë i vazhdueshëm gjenomik na lejon të zbulojmë ato dhe vlerësoni nëse janë të rëndësishme”, shtoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?