Varrezat në Babrru në mjerim, banorët thirrje bashkisë Kamëz: Na rregulloni rrugën!
Kjo është rruga Betim Muca ose e njohur si Kodra e kuqe në Babrru.
Ky segment është i vetmi që të çon në varrezat e zonës.
Që nga hyrja e varrezave e deri në fund përballesh me gropa, plot baltë dhe pa asnjë rikonstruksion prej vitesh.
Banorët thonë se në ceremoni mortore ju duhet të ecni në këmbë pasi kalimi me makinën e funeralit është i pamundur.
“Shumë keq. Rruga është shumë. Në rast fatkeqësie e çojmë me barelë.”
“Është e vështirë se duhen 5-6 veta që ta çojnë njeriun e vdekur atje.”
Shqetësimin e kanë ngritur disa herë në bashkinë Kamëz, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete.
“I bëj thirrje baskisë Kamëz që me këtë situatë të virusit duhet rregulluar rruga.”
“Na kanë lënë pas dore për shumë vite.”
Kërkojnë ndërhyrje sa më parë ndërsa bëjnë thirrje që për to të mos kujtohen vetëm në kohë fushate.
“Çdo gjë duhet në rregull. Rruga duhet. Ata vijnë vetëm kur vijnë zgjedhjet, por pastaj nuk na e var kush.”