Varrimi i kryepeshkopit Anastas, mediat greke zbardhin takimin ”kokë më kokë” Mitsotakis-Rama

Një takim kokë më kokë ka pasur mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe të qeverisë shqiptare Edi Rama, pas varrimit të kryepeshkopit Anastas. Dy kryeministrat kanë biseduar në një atmosferë shumë të ngrohtë mes tyre, por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe të Jeruzalemit.
Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka problem që mos zgjidhet me anë të dialogut. ”Ne kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira”, ka deklaruar Mitsotakis pasi është përshëndetur kur është larguar, me një përqafim me homologun shqiptar.
Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë gjë tjetër të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, ka theksuar ai.
Mediat greke komentojnë faktin se sa afër mund të sjellë besimi popujt e Ballkanit ,edhe ata me fe të ndryshme, në një rajon kur këto fe shpeshherë kanë qenë historikisht përçarëse.