Varrimi në Tropojë, familja e Muratajt tërheq trupin nga morgu
Admir Murataj do të prehet në Tropojë, në vendin e tij të lindjes. Lamtumira e fundit, grabitësit që mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas, do t’i jepet në orën 12:00, nesër në qytetin e Tropojës. Sot familjarët e tij morën trupin e pajetë në morgun e Tiranës, aty ku ju nënshtrua një ekspertize mjeko-ligjore. Vëllai i tij Cen Murataj, ishte bashkë me familjarë të tjerë, teksa tërhoqën trupin e të afërmit të tyre.
Admir Murataj u vra dy ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thesët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës. Furgoni i grabitësve, që mendohet të kenë qenë katër veta, u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët duke lënë të vrarë Admir Muratajn.
Vëllai i tij që dje së bashku me bashkëshorten e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se Admiri nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t’i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët.
KOHA JONË SONDAZH

