Varroset Aldisoni, djali i dajës: Do prehen në të njëjtën varrezë
Përcillet për në banesen e fundit Aldison Behlulaj, i riu që studionte për infermeri e që vrau para pak ditësh studenten e Juridikut dhe më pas qëlloi drejt vetes. Pas cermonisë mortore në fshatin e lindjes, ka folur për mediat djali i dajës së Aldisonit, Astrit Koroveshi.
Ai tha se 23-vjeçari do të varroset në të njëjtat varreza ku prehet edhe Ariela Murati. I pyetur nëse kanë frikë për mundësinë e një hakmarrje nga ana e familjes së vajzës, Koroveshi e mohoi duke thënë se djali kishte ndërmend të martohej me vajzën.
”Ishim pranë spitalit sapo na njoftuan kur ndërroi jetë. I kemi qëndruar pranë këtë javë. Po ata do të prehen në të njëjtat varreza. Ne nuk kemi pse trembemi për mundësinë e hakmarrjes se ajo është diçka mes çiftit dhe ishte një lidhje për martesë. As ne nuk kemi marrë hak as ata. Ne na takonte t’i vendosnim kurora me lule vajzës sepse kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Mesazhi im ështe të ketë paqe nga të dyja palët pasi të dy deshën njëri-tjetrin dhe kërkonin të shkonin në martesë, por ndodhi ajo që ndodhi. Ne duam të ketë paqe mesa familjeve dhe uroj të mos ndodhin më këto ngjarje”,-tha Astrit Koroveshi.
KOHA JONË SONDAZH

