Vartësi i Çakos-gjyqtarin Aliaj: Ja ku e ke përgjuesin në valixhe
Artion Duka, shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit i cili është në “arrest shtëpie” për shkak të hetimeve për pajisjen e përgjimit, ka zgjedhur të bëjë ironi me gjyqtarin Arjan Aliaj. Siç raporton Panorama, Duka kishte marrë me vete një valixhe ngjyrë jeshile dhe sa hyri në sallë iu drejtua gjyqtarit Arjan Aliaj.
“Ja ku e ke pajisjen përgjuese”, mësohet të ketë thënë Artion Duka me ironi dhe më pas është ulur në vend.
Gjesti i tij tregoi pakënaqësi ndaj gjyqtarit Aliaj, i cili së fundmi është cilësuar si “killer” nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm për pezullimin e Haki Çakos.
Pavarësisht këtyre, gjykata ka lënë në arrest shtëpie dy punonjësit e Policisë, ndërsa çështja Çako është dërguar në Apel dhe më datë 16 qershor do të jetë seanca ku do të merret vendimi.
KOHA JONË SONDAZH

