Vasil Naçi: Kjo është pjesë e misionit tim që “të ndikoj pozitivisht në sa më shumë njerëz që mundem”
Aktualitet E Enjte, 10 Nëntor 2022 19:48
Nga Vasil Naçi-
Përshëndetje miq,
Disa persona i paragjykojnë trajnimet. Mbase nuk besojnë tek rëndësia e tyre apo format jo-tradicionale.
Edhe unë isha skeptik, derisa mora një vendim rastësor në 2007 për të bërë një MBA. Atje kuptova fuqinë e njohurisë për të ndryshuar jetën personale dhe profesionale.
Disa të tjerë më pyesin “pse event-trajnimi, nuk është falas?”
Shumë nga mësimet e mija i ndaj falas në rrjetet sociale, por trajnimi ka një kosto dhe nuk është e njëjta gjë, sepse në trajnim, nëpërmjet reflektimit dhe ushtrimeve bëhet i mundur transformimi i vetes.
Blerja e biletës është shenjë BESIMI, ANGAZHIMI dhe VLERËSIMI për ata që duan vërtet të investojnë tek vetja, dhe për më tepër, të ardhurat e eventit shkojnë për bamirësi.
Nëse dikush nuk shikon vlerë tek ky trajnim, edhe falas nuk do ta ndiqte sepse është një angazhim tre-ditor.
Miq, kjo që po bëj është shumë më shumë se thjesht interesat e mia personale. Kjo është pjesë e misionit tim: “Të ndikoj pozitivisht në sa më shumë njerëz që mundem”. Më besoni miq, kjo kërkon shumë punë dhe angazhim, por e ndjej përgjegjësi të kontribuoj edhe unë sado pak në këtë vend ku kam ndërtuar jetën dhe biznesin tim.
Faleminderit që më ndiqni dhe më inkurajoni të jap më të mirën time çdo ditë
KOHA JONË SONDAZH