Vasili: Dhunë çnjerëzore e shtetit ndaj një familje në Karpen të Kavajës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sot institucionet e shtetit për sjelljen brutale ndaj qytetarit Safet Shehi në Kavajë. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se prej papërgjegjshmërisë së shtetit, qytetari ka pasurinë dhe në vend që të ndihmohej është sulmuar familjarisht nga institucionet.
“Ne Karpen te Kavajes qytetari Safet Shehi perjeton dramen e dhunes çnjerezore te shtetit. I jane demtuar dhjetra bageti miliona leke dem per faj te shtetit, fotot jane makabre te dhjetra bagetive te masakruara.
I arrestojne vajzen. I mesyjnë banesën. Fshin shteti provat e përgjegjësisë se shtetërore. Ka njoftuar të gjithë institucionet prej 2 muaj e 21 ditësh. Fotot dhe video janë tronditëse Shteti nuk i afron ndihme por vetëm dhune të egër ndaj duhet: NDRYSHIM DHE NDËSHKIM”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.

SHKARKO APP