Vasili: Drejtësia veç helmohet e bëhet e pabesueshme nga “serumet” gjoja mbështetëse

Nga: Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së

Reforma në Drejtësi pati veç një qëllim, eliminimin e ndërhyrjeve, presioneve, shantazheve dhe ndikimeve të çdo lloji. Drejtësia që u bë nga e para, pra nga themeli, dhe u votuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016 kishte vetëm e vetëm këtë qëllim: PAANSHMËRINË DHE PAVARËSINË. Reforma ka të shkruar e zeza mbi të bardhë si premisa themelore: paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo reformë nuk ka asnjë nevojë për “serume” gjoja mbështetëse dhe kurajoje nderhyrjesh as nga jashte e as nga brenda qe ajo te funksionoje.

Keto “serume” vetem thellojne rrenimin e mosbesimin ndaj Reformes ne Drejtesi, tashme ne krize te thelle. Reforma ka marre si “serume” me dhjetra milion euro e dollare si dhe tonelata pa fund propagande ne anglisht dhe shqip, pa prodhuar realisht asnje rezultat te prelshem per qytetaret pervec kapjes brutale tesaj nga qeveria. Por vecanerisht keto “serume” te perditshme, ne zyrat e gjykatave te te gjitha niveleve nuk jane asgje tjeter vecse goditje perfundimtare e cdo lloj besimi apo iluzioni besimi tek pavaresia e saj dhe konfirmimi e vulosja e kthimit te saj realisht ne nje zgjatim rilindas dhe asgje me shume.

Çdo nderhyrje ne cdo lloj forme ka vetem nje emer: ndikim i paligjshem mbi drejtesine dhe ky eshte veprim i denueshem ligjerisht per kedo qe e kryen vendas apo i huaj qofte ky. Per kedo qe fut hundet ne Gjyqesorin Shqiptar permes nderhyrjeve te cdo lloj forme e trajte e te kamufluar me dogma propagandistike, le te lexoje Deklaraten e meposhtme dhe te mbaje duart larg nga gjyqesori.

DEKLARATA E PARIMEVE TË PAVARËSISË SË GJYQËSORIT
nga KONFERENCA E KRYETARËVE TË GJYKATAVE TË LARTA TË EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE

Brijuni, KROACI
14 Tetor 2015
PAVARËSIA E GJYQËSORIT
📌 1. Gjyqësori është një institucion më vlerën më të lartë në çdo shoqëri.
📌 2. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (Neni 10), Pakti Ndërkombëtare mbi të Drejtat
Civile dhe Politike (neni 14 (1)), dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Neni 6 (1))
shpallin se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht nga një
gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj. Një gjyqësor i pavarur është i domosdoshëm
për realizimin e kësaj të drejte.
📌 3. Pavarësia e Gjyqësorit kërkon që:
a. Gjyqësori duhet të vendosë për çështjet para tij, në përputhje me vlerësimin e paanshëm të
fakteve dhe kuptimin që ka për ligjin pa ndikime të papërshtatshme, direkte apo indirekte, nga
çdo burim;
b. Pavarësia i takon si institucionit të gjyqësorit, ashtu dhe çdo gjyqtari në lidhje me një
çështje që i caktohet atij; dhe
c. Asnjë gjyqtar nuk mund të gjykojë siç duhet për shkak të frikës apo ndonjë përfitimi të
pritshëm nga çdo burim, apo për shkak të ndikimit të papërshtatshëm.
📌 4. Ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit është thelbësore për arritjen e objektivave të tij dhe
përmbushjen e duhur të funksioneve të tij në një shoqëri të lirë duke respektuar shtetin e të
drejtës.
a. Gjyqtarët duhet të tregojnë dhe të promovojnë standarde të larta të njohurive ligjore dhe
sjelljes gjyqësore, me qëllim për të forcuar besimin e publikut në gjyqësor, i cili është
themelor për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.
b. Paanshmëria dhe dukja e paanshmërisë janë thelbësore për kryerjen e duhur te detyrës
gjyqësore. Ato zbatohen jo vetëm për vendimin në vetvete, por edhe ndaj procesit përmes të
📌 5. Pavarësia e gjyqësorit dhe e gjyqtarëve duhet të garantohet nga shteti dhe duhet të
sanksionohet në Kushtetutë, në nivelin më të lartë ligjor të vendit. Rregulla më specifike duhet të
parashikohen në nivelin legjislativ.
📌 6. Është detyrë e institucioneve të shtetit që të respektojnë dhe zbatojnë objektivat e duhura dhe
funksionet e gjyqësorit.
📌 7. Në procesin vendim marrës, detyra e gjyqtarit gjatë ushtrimit të pushtetit individualisht apo
bashkë me gjyqtarë të tjerë, në dhënien e vendimit në përputhje me nenin 3 (a) nuk do të jetë
objekt ndërhyrje apo ndikim nga çdo gjyqtar që nuk gjykon çështjen, nga Këshilli i Drejtësisë,
Ministria e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar ose institucion të qeverisë, përveç kur vendimi
mund të apelohet në një gjykatë tjetër. Gjyqësori duhet të ushtrojë funksionet e veta në përputhje
me Kushtetutën dhe ligjet. Shteti duhet të parashikojë procedurat dhe mjetet juridike për
mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë ndëshkime ndaj atyre, që përpiqen të ndikojnë tek gjyqtarët, përveç se përmes proceseve gjyqësore të ligjshme.
📌 8. Gjyqtarët duhet të mbështesin integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe fitojnë besimin e
popullit duke shmangur sjellje të pahijshme dhe shfaqjen e sjelljes se pahijshme në të gjithë
veprimtarinë e tyre zyrtare dhe private.
📌 9. Për aq sa përshtatet me detyrat e tyre si pjesë e gjyqësorit, gjyqtarët, ashtu si qytetarët e tjerë,
kanë të drejtën e lirisë së shprehjes, besimit, organizimit dhe tubimit, me përjashtim të rastit kur
gjyqtari duhet te shmanget nga aktiviteti politik.
📌 10. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë, subjekt të çdo ligji në fuqi, për të formuar dhe për t’u bashkuar
në një shoqatë të gjyqtarëve për të përfaqësuar interesat e tyre dhe promovuar trajnimin e tyre
profesional dhe për të ndërmarrë veprime të tjera te përshtatshme për të mbrojtur pavarësinë

SHKARKO APP