Vasili: Edi Rama peng dhe vegël e strategjisë e pazareve të pista anti Europë!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës kundër Bashkimit Europian. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se kryeministri po e çon vendin drejt një strategjia të rrezikshme kundër Europës. Vasili thotë se pas retorikes kundër BE të Edi Ramës janë qëndrojnë sponsor që kundërshtojnë Europën.

Edi Rama nëse do të flasë si qytetar aty në rrugë, të largohet nga zyra e tij e kryeministrit, të shkojë në shtëpinë e tij në Surrel e të këpusë broçkulla sa të dojë për Europën e të shikojë do ta dëgjojë njëri në Europë dhe në Shqipëri. Por në karrigen e kryeministrit ai nuk ka asnjë të drejtë, as të bëjë garipin, as të bëjë vagabondin e porositur për të penguar sfidën evropiane të shqiptarëve. Është e qartë që të gjithë veprimet e tij qofshin ato të mëdha që vënë Shqipërinë në tavolinë siç ndodhi në Dubai e të gjitha aferat e koncesioneve të tij të tenderëve sekretë të tij janë sigurisht një dimension antieuropian, por mbi të gjitha është një dimension mafioz dhe kriminal”,- deklaroi Vasili.

Vasili shtoi se përpara se Edi Rama të sulmojë Europën duhet të sqarojë se cila është strategjia e tij për procesin e vaksinimit. “Kur do të vaksinohen shqiptarët? Mos do të thotë Rama se mund të flasë si të dojë, si garip i rrugës edhe për vaksinën? Epo kjo ka të bëjë me shëndetin e shqiptarëve. Në 24 muaj do të thotë dhjetëra mijëra qytetarë të infektuar, e fatkeqësisht mijëra njerëz që humbin jetë. Kush përgjigjet për këto. Bërja e vaksinës është një barrierë, nuk është një moment për të hedhur hallin e Ramës, i cili i mbërthyer nga dara e skandaleve të jashtëzakonshme, siç qe skandali i miliarderit të Dubait, përdor disa dhjetëra qindra vaksina për të hedhur hallin e ditës”,- deklaroi Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI e cilësoi të papranueshme që mbajtjen sekretë të kontratës së qeverisë me kompaninë e vaksinave. Vasili tha se qytetarët duhet të informohen për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin, por dhe për mënyrën sesi po përdoren paratë e tyre.

“Sjellja e parlamentit dje, ku arrin që paratë e shqiptarëve të mos bashkëfirmosen nga ministri i Financave, por nga ministri i rindërtimit nga tërmeti, tregon më së miri se çfarë shteti e qeverisje ka Edi Rama. Nuk dihet për çfarë votohet, por vetëm u jepet një titull. Në mënyrën më të mundshme hidhen votat. Kësaj qeverisjeje i duhet dhënë derma e të bëhet përmbysja e madhe që do të ndodhë pa asnjë diskutim në 25 prill, sepse shqiptarët nuk duan që problemet e tyre shëndetësore të përdoren për qëllime politike, por nuk duan që milionat e eurove të tyre të futen në kanalet klandestine ashtu siç u futën edhe vaksinat, në torbën e Edi Ramës, që nuk i dihet as vendi nga erdhën. Pra ku kryeministri i vendit të shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh”,- deklaroi Petrit Vasili.

SHKARKO APP