Petrit Vasili: Edi Rama, shiko Gjermaninë dhe bëj testime!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit, veç izolimit të qytetarëve, është dhe bërja e testimeve.

Duke replikuar me kreun e qeverisë që poston çdo ditë video horror nga shtetet që po përballen me koronavirusin, Vasili shprehet se Edi Rama duhet të shohë çfarë po bëjnë vendet e tjera si Gjermania dhe të kryejë testime në masë.

Postim i plotë i Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama lëre Iranin. Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime. Mos vazhdo ti gënjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkencë, por bëj testime. Rruga që Organizata Boterore e Shëndetësisë kërkon është që bëjë testime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi fute në kokë, Testim do të thotë:

-Të vesh diagnozen për qytetarët e prekur

-Të mbrosh qytetarët e tjerë nga prekja.

-Të marrësh masa të verteta dhe me vlerë për kufizimin e infeksionit

-Të parashikosh kapacitet e spitaleve për të sëmurët rëndë.

-Të parashikosh ecurinë dhe mundësinë e daljes nga pandemia.

-Të kufizosh dëmin shendetesor dhe atë ekonomik.

Edi! Pa testim çdo fjalë e jotja është thjesht gënjështer, është të flasësh kodra mbas bregut, është antishkencë.

Boll bëre xherahun! (P. Vasili)

Lexoni edhe…

Rriten shifra. 304 numri i të prekurve nga koronavirusi, 27 raste të reja në 24 orë

Nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 të gjithë në shtëpi

Vasili: Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime

“Zëri Amerikës”: Ja si penetron dhe sulmon koronavirusi organizmin e njeriut

Basha: Paketa financiare të zgjerohet! Urgjentisht të bëhet testimi masiv!

Shqiptarët mbahen ”peng në rrugë”/Reagon Meta, Basha dhe Rama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?