Vasili: Europa po tallet. Rama si miu, është optimist përpara elefantëve që vetëm dështojnë

Ende nuk datë për negociatat në BE,  dhe kryeministri Edi Rama nga Shkupi tha se ”Dështuan ata, jo ne! S’jam aspak pesimist, nuk bëjmë progres pse na thonë disa burra shteti në Bruksel”. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili mendon ndryshe, duke thënë se Rama nuk di se ku e ka vendin dhe se Europa po tallet. ”Rama si miu, është optimist përpara elefantëve që vetëm dështojnë”.

Postimi i plotë

Miu “optimist, perpara elefanteve, qe vetem “deshtojne”!

Rama çudit dhe veten e deklaron se BE ka dështuar “Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë”. “Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë”. “Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar”.

Rama eshte vertet per te qare hallin se nuk e di gjekundi se ku e ka vendin. Meqenese ata qe ka perqark e tallin, po ja themi fare qete, eshte ne fund fare te Europes ndaj edhe Europa tallet me kete te fandaksur!

Miut, qe eshte i fundit ne te gjitha dhe qesharak ne gjithshka i duket vetja elefant. Megjithate miu eshte “optimist”, se ai perparon fort neper gjirize, ndersa elefantet europiane vetem “deshtojne” ne mireqenien e tyre pa kufi. Go miu Rama, go!!

SHKARKO APP