Vasili: Fakt tronditës. Çfarë kryeministri mashtrues! (VIDEO)
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video në të marrë nga rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama, për të cilën përfaqësuesi i LSI thotë se është monrazh.
“Fakt tronditës. Çfarë kryeministri mashtrues! Edi Rama promovon e reklamon mashtrimin ndaj të sëmurëve me COVID. Hedh në Instagramin e tij VIDEO ku tregohet se si infermierja bën sikur injekton me shiringe. Por siç e shihni kalon gishtin përsipër duke mos ia kryer injeksionin të sëmurit! Skandaloze. Kryeministri i bën shërbim mashrimit të të sëmurëve me COVID”,- shkruan Vasili në Facebook.