Vasili: Gënjeshtrat që ju marrin jetën qytetarëve! Në Shqipëri personat mbi 80 vjeç janë 82 mijë, e jo 46 mijë që thotë Rama
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, denoncon gënjeshtrat që siç thotë ai, të marrin jetën.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, teksa referon deklaratat e qeverisë “Rama” lidhur me vaksiniminanti-covid që në Shqipëri numri i personave mbi 80 vjeç është 46 mijë, Vasili shprehet se Rama qëllimisht fshin nga lista me një të rënë të lapsit 36 mijë shjqiptarë që janë mbi 80 vjeç.
“Gënjeshtra, që ju marrin jetën qytetarëve.
Ministrja thotë me gojën plot që 80 vjeçarët janë 46 mijë persona.
ISTAT -i, i vetë Qeverisë thotë qartë, që janë 82 mijë persona.
Pra, 36 mijë qytetarë mbi 80 vjeç i fshiu nga defteri ministrja.
Kështu gënjejnë edhe për mbi 8 mijë e ca vdekje të padeklaruara të shkaktuara nga COVID.
Kështu gënjejnë për çdo gjë dhe as mijëra vdekjet dhe dhjetëra mijëra të sëmurët nuk i shqetësojnë fare Edi Ramën dhe rilindasit e vet qeveritarë!
Shikoni VIDEON, shikoni dhe të dhënat e ISTAT dhe gjykoni”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Genjeshtra, qe ju marrin jeten qytetareve!(VIDEO).
Ministrja thote me gojen plot qe 80 vjeçaret jane 46 mije…
Pubblicato da Petrit Vasili su Domenica 14 marzo 2021