Vasili: Hapja e kutive të Beratit i nxjerr bojën totalisht masakrës zgjedhore të 25 prillit

”Hapja e kutive të Beratit i nxjerr bojën totalisht masakrës zgjedhore të 25 prillit”,-kështu shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ai akuzon KQZ-në, duke thënë se futi duart në kutitë e materialeve zgjedhore. ”Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë, dhe nga hapja e sotme e kutive, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithe procesin”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Hapja e kutive të Beratit i nxjerr bojën totalisht masakrës zgjedhore të 25 prillit. Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë. 19 persona kanë votuar 53 herë, kjo është konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart në kutitë e materialeve zgjedhore. Fut nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materiale zgjedhore. Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë, dhe nga hapja e sotme e kutive, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithe procesin.

Në kutitë e materialeve që u hapën nga vetë KQZ-ja, shënohet qartë që mungojnë raporti dhe kuponat PEI, ndërkohë nga persona të KQZ janë futur në listën e materialeve dokumente të cilat nuk ndodheshin në kuti duke shkatërruar totalisht procesin. Masakrën zgjedhore nuk e mbulon dot më askush. Denoncimi dhe çmontimi i masakrës zgjedhore mafioze mision i shenjtë dhe pa kthim.

SHKARKO APP