Vasili i drejtohet ministrit Lleshaj: Kush e dogji makinën dhe kush ishte pronari? (VIDEO)

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat i ka adresuar disa pyetje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Vasili hedh akuza se makina që u dogj mbrëmjen e djeshme në protestën e opozitës, është e bërë nga persona të skeduar nga qeveria.

“Jam sot t’i kërkoj këtij ministri të pacipë, kush ishte pronari i makinës. Kush ishte ai që u fut atje ku perimetri i sigurisë ruhej dhe përveç mjeteve mjekësore dhe të medias nuk lejohej askush të futej. Kush ishte pronari dhe kush i fiku dritat në miting?

Ku në vend të sigurisë për një miting paqësor, fiku dritat në mënyrë që provokatorët që vunë flakën dhe tentuan të digjnin dhe kisokën mu në mes të sheshit të konsumonin të qetë provokimin e tyre të dhe të mos identifikoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Por denoncimin e bërë nga BIRN dhe videon e bërë publike se si pas shkak gazetarët dhe fotoreporterët goditeshin kush e godiste policin nga atje brenda me megafon?”, deklaroi Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?