Vasili i kthehet Denar Bibës: Nuk qeveriset Shqipëria me statuse ambasadash, por vetëm me ligje!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i është kthyer ashpër Denar Bibës, ish-nënkryetar i KQZ në 2019, kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan: Denar Biba po kërkon të lajë duart, që i paska shkatërruar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato “ishin surrogato” se kështu i paskan dhënë të kuptojë Denarit ambasada dhe një nënsekretar shteti.

Më tej Petrit Vasili shton: Denar në prokurori shko thuaji këto dhe të shohim a shpëton dot. Urdhrin ta dha Edi Rama, të shohim në të daltë për zot edhe ky si i pabësë që është. Or gazep po ato që shkroi ODIHR i pe, apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutës, KODIT ZGJEDHOR dhe ligjeve të tjera.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook

Denar lër sapunin, mendo batanijet!

Or Denar nuk do qeveriset kurrë me fb e Twiter ambasadash Shqipëria, por vetëm me ligje!

Denar Biba po kërkon të lajë duart, që i paska shkatërruar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato “ishin surrogato” se kështu i paskan dhënë të kuptojë Denarit ambasada dhe një nënsekretar shteti.

Denar në prokurori shko thuaji këto dhe të shohim a shpëton dot.

Urdhrin ta dha Edi Rama, të shohim në të daltë për zot edhe ky si i pabësë që është.

Or gazep po ato që shkroi ODIHR i pe, apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutës, KODIT ZGJEDHOR dhe ligjeve të tjera.

Denar ka duar si të tuat, që s’lahen gjithë jeten se 30 qershori i votimeve moniste në pluralizëm nuk do të harrohet gjithë jeten si krimi më i lartë shtetëror ndaj institucionit të zgjedhjeve në 30 vite Shqipëri pluraliste.

Ndaj lëre Denar sapunin për duart por mbeti me mirë batanijët se do të duhen me shumë aty brenda!

SHKARKO APP