Vasili: Kërkesat e studentëve janë aty si akuzë
Situata në Universitetin e Tiranës, ka nxitur reagimin e LSI-së. Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se kërkesat e studenteve janë ende si akuzë dhe për të qeveria në këtë mori problemesh, propozon shkarkimin e rektorit Mynyr Konit.
”U mbars mali dhe polli një mi! Drama e universiteteve shqiptare është më e dhimbshme se kurrë sepse sot ajo është tallur keqas nga qeveria. Kërkesat e studenteve janë aty si akuzë, si dëshmi dhe si provë e lojës së pandershme me universitetin dhe zhbërjes së një kauze vizionare të studentëve përballë vulgarizmit dhe mediokritetit feudal të qeverisë dhe jo vetëm”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
U mbars mali polli një mi! Tetë kërkesat e lëvizjes studentore ishin shumë të qarta. I dëgjuam të gjithë! Mizerjen universitare, që nga konviktet ç’njerëzore, auditorët e zhveshur, bibliotekat studentore të vobekta e studentët të nëpërkëmbur i pamë të gjithë.
Ky ishte nje mal i madh me probleme te tmerrshme, qe presin zgjidhjen qe nuk ka ardhur dhe nga sot eshte me larg se kurre. Por në fund fare u propozua shkarkimi i një rektori ndër rektoret e shumtë të universiteteve anë e mbanë vendit.
U mbars mali dhe polli nje mi! Drama e universiteteve shqiptare eshte me e dhimbshme se kurre sepse sot ajo eshte tallur keqas nga qeveria. Kerkesat e studenteve jane aty si akuze, si deshmi dhe si prove e lojes se pandershme me universitetin dhe zhberjes se nje kauze vizionare te studenteve perballe vulgarizmit dhe mediokritetit feudal te qeverise dhe jo vetem……!!!!
KOHA JONË SONDAZH

