Vasili kujton Robert Shvarc: Të pijmë një kalvados dhe të lexojmë poezinë e tij të thellë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka përkujtuar përmes rrjeteve sociale 17 vjetorin e ndarjes nga jeta të njeriut të letrave, Robert Shvarc.

Reagimi i Vasilit

Robert Shvarc 17 vjet me pare niste nje rruge tjeter, larg frymoreve te tokes drejt perjetesise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e latuar poetike gdhendi poezine e tij dhe rigdhendi letersine boterore ne perkthime qe te lene pa fryme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te pijme nje kalvados dhe te lexojme poezine e tij te thelle, te pangopur me figuracion dhe me ndjenje te pamatë!

KA KOHË QË YJET S’ULEN PËRMBI TOKË…

Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë,

ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë

tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë –

dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…

Me duer ndër xhepa poetët trokë

shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë;

askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë

ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…

Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë!

Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije!

Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije!

Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë!

Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije!

Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?