Vasili: Nënvleftësimi i tërmetit të 21 shtatorit dhe kërkesave të Presidentit, përgjegjësi penale
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaron se mos reagimi qeverisë “Rama” pas tërmetit të 21 shtatorit dhe refuzimi për t’ju përgjigjur kërkesave të kreut të shtetit për të marrë masa janë përgjegjësi penale.
Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se nëse do të ishin marrë masa do ishin kursyer jetë njerëzish.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“Nenvleftesimi i termetit te 21 shtatorit dhe kerkesave te Presidentit, pergjegjesi e rende penale!! Pas termetit te 21 shtatorit Presidenti i Republikes z.Ilir Meta pikerisht ne 23 shtator kerkoi nga Qeveria shume qarte si me poshte qe te kryheshin menjehere keto detyra:
“Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen”. “Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”.
Ne se do te kryhej me rigorozitet vleresimi teknik i banesave dhe do te merreshin masa urgjente dhe intensive pas termetit prej 5.8 te shkalles Rihter te 21 shtatorit mjaft jete njerezish do te ishin kursyer. Prokuroria duhet te hetoje veprimet dhe masat qe nuk u moren pas 21 shtatorit”.