Vasili për Rezolutën që dënon sulmin në Veri të Kosovës: Rama ka përgatitur një projekt të turpshëm!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur për Rezolutën e cila dënon sulmin në Veri të Kosovës, e cila pritet të votohet të enjten e 12 tetorit në Kuvendin e Shqipërisë.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shkruan se ndërsa Kuvendi i Kosovës ka aprovuar tanimë rezolutën e tij me konsensus, edhe Shqipëria do duhet të ndajë një qëndrim.

“Nje komb nje qendrim, Rezoluta e Kuvendit i Kosoves te votohet neser ne Parlamentin e Shqiperise!
Eshte nje Deja Vu pa asnje vlere e qe nuk ndihmon per asgje, qe te debatosh e diskutosh neser ne Parlamentin e Shqiperise per disa projekt Rezoluta lidhur me sulmin terrorist serb te 24 shtatorit ne Banjskë.

Kuvendi i Kosoves ka aprovuar tashmë Rezoluten e tij me konsensus.

Parlamenti europian zhvilloi nje debat te jashtezakonshem dite me pare per ngjarjet e 24 shtatorit.

Edi Rama nderkohe ka pergatitur nje Projekt Rezolute te turpshme, e cila mund te votohet edhe ne parlamentin serb me shume kenaqesi pasi nuk vendos asnje pergjesi mbi Serbine per kete sulm terrorist te provuar qe ka doren e Serbise…”

SHKARKO APP