Vasili: Qeveria e tmerruar, fshihet nga kërkesa për informacion për aferën e portit të Durrësit
Aktualitet E Martë, 11 Tetor 2022 19:31
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për projektin e ndërtimit të portit të Durrësit, ku akuzon qeverinë ”Rama 3”, duke thënë se po bllokon dhe i fshihet kërkesës zyrtare për informacion. Po ashtu Vasili nënvizon se prej dy muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për këtë projekt.