Vasili: Qeveria ju plas shpirtin edhe nënave të vetme për pensionin e fëmijëve
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar një rast në rrjetet sociale, ku sipas tij Qeveria stërmundon një nënë për të marrë pensionin e fëmijëve në një vend shumë larg banesës ku ajo jetën. Sipas Vasilit Qeveria në vend ta ndihmojë, ia vështirëson jetën qytetares.
Shrkimi i plotë i Vasilit
Qeveria ju plas shpirtin edhe nenave te vetme për të tërhequr pensionin e fëmijëve!
E paimagjinueshme, por e vërtetë!
Nënave të vetme në vend ti ndihmojnë jua vështirësojnë jetën.
Një nënë e vetme me fëmijë, që jeton pranë kopshtit zoologjik në Tiranë, detyrohet të marrë pensionin e femijëve në Farke te Vogel me kilometra të tëra larg, kur zyrë poste ka vetëm disa qindra metra afër banesës.
Ja mesazhi i saj.
” Zoti Vasili.
Jam nje nene e vetme me femije dhe detyrohem te shkoj per te terhequr pensionin e femijeve ne Farke te Vogel ne zyren postare atje, megjithese jetoj afer kopshtit zologjik. Kam kerkuar ta terheq pensionin ne zyren e postes qe eshte shume prane baneses ose te ma hedhin ne llogarine ku une marr pagen, Por nuk pranojne kurrsesi duke me detyruar te bej kilometra dhe te shpenzoj shume leke per Taksi vetem per te tehequr pensionin.Ngrijeni kete problem se eshte nje mundim dhe harxhim i madh per ne dhe hallet tona.
Ju lutem anonim.”
P.S Foto tregon zyren e Postes ne Farke te Vogel, qe punon edhe me orar te reduktuar.
KOHA JONË SONDAZH

