Vasili: Rama ble një kapele polici 350 euro, por nuk ka lekë për rrobat e zjarrfikësve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nisur nga situata e zjarreve në vend, thotë se kryeministri Edi Rama ble një kapele polici 350 euro, por që nuk kanë lekë për rrobat e zjarrfikësve. Reagimi vjen pas deklaratës nga kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajramaj ka ngritur shqetësimin se zjarrfikësit shqiptarë nuk kanë pajisjet e duhura për të luftuar me flakët, si këpucë, xhaketa apo pantallona.

Postimi i plotë

Edi Rama lere gazetarine, behu kryeminister o derezi, se i le edhe zjarrfiksit pa rroba pune duke u rrezikuar jeten!
Edi Rama informon per zjarret neper bote duke bere gazetarin dhe jo kryeministrin nga Kanadaja e deri ne Turqi e gjetke, sikur Shqiperia nuk ekziston.

Edi Rama ka detyre te zgjidhe zjarret ne Shqiperi dhe te ngrere qeverine ne kembe jo te beje gazetarin e nje portali. Ky ben gazetarin ndersa Zjarrfiksit s’kane as rroba pune minimale, qe tu lejojne te bejne punen, por edhe te mbrojne edhe jeten e tyre.

Rama me shoke qe blene nje kapele polici 350 euro nuk kane leke per rrobat e zjarrfiksve.Meqe ka filluar e bene gazetarin le te na tregoje nje shtet ku zjarrfiksit punojne pa rroba ashtu si Shqiperi ku situata eshte turp i vertete.
O Ramë boll grabite leke me koncesione e tendera.

Ramë shko vete nje here ne terren aty tek zjarret boll shetite me helikopter e u theke ne plazh e ne det. Ngri qeverine ne kembe apo do qe te gjithe Shqiperia te digjet, ngri shtabin e emergjences, mobilizo çdo mjet e logjistike shteterore e private, informo zyrtarisht publikun disa here ne dite, behu o derezi kryeminister nje dite te vetme se mbete tralala me batuta, me FB e me propagande idiote. Se ti ose e shet ose e le te digjet kete vend.

SHKARKO APP