Vasili: Rama po bën gati rrëmbimin mafioz të tokës së fermerëve

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili hedh akuza, duke thënë se kryeministri Edi Rama po bën gati rrëmbimin mafioz të tokës së fermerëve.

Postimi i plotë

SKANDALI. Rama po pergatit ligj mafioz per rrembimin e tokes fermereve per tja dhene oligarkeve! Edi Rama si gjymtyre e oligarkeve po pergadit rrembimin mafioz te tokes se fermereve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar.

Asnje fermer nuk e lë asnje meter katror toke pa punuar me deshiren e tij. Toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames dhe qeverise, qe ne menyre te qellimshme po e mbytin dhe asfiksojne bujqesine qe ajo te falimentoje dhe me pas ti rrembejne token. Qeveria me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise:

◼️vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).
◾️uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore
-◾️fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,
– ◼️cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar
– ◼️subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.

Te gjitha keto ja bejne te pamundur fermereve te shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje te medha dhe zhyten ne varferi dhe mjerim. Qeveria qellimisht e ka renduar drejt falimentimit situaten, qe te beje ligj dhe tua rrembeje token per tua dhene oligarkeve, qe te investojne parate e korrupsionit te qeverise.

Ne rast se qeveria do te merrte si hap te pare masat e meposhtme do te shihnit se si asnje pellembe toke nuk do te lihej pa punuar
-🔺️Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.
-🔺️Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.
-🔺️Riformulimin e skemës mbështetëse. Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
-🔺️Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.
-🔺️Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

SHKARKO APP