Vasili sherr me studentët: Ka të drejtë Rama që ju thotë ”ju jeni ca rrugeqër”

Aktori Laert Vasili është përplasur ashpër me një grup studentësh, teksa një prej tyre iu drejtua duke i thënë ”më vjen keq që nuk je engjëll se më duket e paske shitur shpirtin”.

Deklarata e të riut në emisionin ”360 gradë” ka revoltuar aktorin Vasili, i cili jo vetëm ka ashpërsuar tonet por i kërkoi studentit që të vinte e t’ia thoshte në sy këtë akuzë sipas tij, pasi ndodheshin në një ambient tjetër të televizionit.

”Ka të drejtë kryeministri kur thotë ju jeni ca rrugeqër dhe nuk përfaqësoni studentët, eja dhe ma thuaj këtu në sy. Nuk lejoj të më fyejnë mua ca kalamaqër se nuk jam legen partiak unë”, është shprehur i revoltuar Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndiqni videon:

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - "Ke shitur shpirtin"-sherr dhe tension midis Laert Vasilit dhe studentëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?