Vasili thirrje qeverisë: Zgjohu! Koronavirusi është emergjencë dhe jo rutinë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa, ndërsa thekson se koronavirusi është emergjencë dhe jo rutinë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili shkruan se qeveria duhet të vërë në dispozicion të gjitha paratë që duhen për përmbushjen e plotë të mungesave skandaloze në materiale mjekësore.
REAGIMI I VASILIT
Qeveri zgjohu, coronavirusi eshte emergjencë dhe jo rutine!
Coronavirusi si nje emergjence e jashtezakonshme shendetesore dhe qe po shtrihet frikshem ne Europe duhet trajtuar si e tille, pra si emergjence shume serioze dhe teper e komplikuar.
Eshte e qarte se Qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine dhe me shpresen e syte nga qielli duke thene: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë.
Pikerisht ne keto momente kritike, konstatimi i mungeses edhe ne Qendrat Shendetesore ne mes te Tiranes te materialeve me bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk eshte thjesht skandal eshte potencialisht Risk Kombetar.
Edhe një vatër e vetme e neglizhuar mund te behet pika e shpërthimit te epidemisë me pasoja shume te renda per gjithë vendin.
Coronavirusi nuk është rutine është një emergjence shume e rende.
Qeveria duhet te vere ne dispozicion te gjitha parate qe duhen për permbushjen e plote te mungesave skandaloze ne materiale mjekësore.
Qeveria ne i mungofshin parate, le tua marre oligarkeve, qe ti mbroje edhe ata vete nga coronavirusi, i cili po shpertheu nuk ben dallim mes oligarkut dhe njeriut te thjeshte.
Qeveria duhet te kuptoje se me aq para’ sa ke vendosur deri tani nuk ka bere thuajse asgjë përballimin e emergjencës nga coronavirusi.
Me coronavirusin nuk luhet, por luftohet.
Eshte ne loje shëndeti i qindra mije shqiptareve.
Respekt dhe mbështetje pa fund personelit mjekësor qe lufton ne vije te pare, ndonëse i pambrojtur dhe i papaguar si duhet.